Mitingu në Dibër, Basha-Ramës:
Mos ki frikë, eja në debat televiziv

Mitingu në Dibër, Basha-Ramës:<br />Mos ki frikë, eja në debat televiziv
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral në Dibër duke kërkuar votat e qytetarëve për zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa pasdite do të jetë kryeministri Rama.
 
Basha u kërkoi qytetarëve dibranë që të mos i besojnë më Edi Ramës dhe gënjeshtrave të tij se do të bëjë Rrugën e Arbrit, pasi atë do ta bëjë vetëm PD.
 
Vendosni ju për të votuar PD që të bëjmë rrugën e Arbrit, ju e keni në dorë, ndryshimi po vjen.
 
Sot ai do jetë në takim me gratë e Dibrës, i bëj një thirrje grave që do shkojnë në atë takim, mos e lini të bëjë shfaqje, të tregojë barsoleta, nuk mbushet barku me batuta, pyeteni ku i ke vendet e punës që premtove
” deklaroi ai.
 
Më pas Basha u ndal te kundështari, duke u shprehur se kampi i majtë është i përçarë, ndërsa opozita e bashkuar për herë të parë pas 27 viteve.
 
Politika e vjetër u përça se bashkë i mbante pazari, ashtu si e kanë pranuar vetë, tepsia, iu ra tepsia, u përça, republika e vjetër është një hap drejt shembjes përfundimtare, ndërsa ne për herë të parë në 27 vjet pluralizëm, e djathta është e bashkuar, opozita është e bashkuar” tha Basha.
 
Basha përsëriti edhe njëherë tjetër ftesën drejtuar Ramës për debat televiziv për të ballafaquar programet, por edhe për të bërë bilancin e 4 viteve.
 
Dje ia thashë nga Fieri, sot ia përsëris nga Dibra, ftesën për debat të drejtpërdrejtë televiziv, le ta dëgjojnë shqiptarët, cili është bilanci yt si kryeministër. Mos ua moho shqiptarëve debatin, mos ki frikë, përgjigju dhe eja në debat” përfundoi ai.


  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari