KORCE - Shefi i Komisariatit të Korçës, Nikolin Thana, i cili u arrestua më 20 shtator për mitmarrje, mori sot masën e sigurisë nga gjykata me “arrest shtëpie”. Ndërkohë që e njëjta masë u dha edhe për tre të arrestuarit e tjerë nga Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm.

Nikolin Thana u arrestua në flagrancë duke marrë si mitmarrje shumën prej 100 mijë lekësh të reja. Sëbashku me të, po atë ditë u vunë në pranga edhe Jetnor Hysenllari, punonjës i komunës Voskopojë, Arben Hasanllari, punonjës i policisë së komunës Voskopojë si dhe shtetasi Hysni Myrtollari të cilët në këmbim të favoreve për të njëjtën çështje përfituan si mitmarrje shuma të ndryshme lekësh.

Gjatë arrestimit të tij, Thana pësoi infarkt dhe aktualisht gjendet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shefi i komisariatit të Korçës, Nikolin Thana dhe 3 personat e tjerë u arrestuan nga Shërbimi i kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me seksionin e Task Force të Prokurorisë së rrethit Korçë.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)