ELBASAN - Një pedagog i Universitetit "Aleksandër Xhuvani" të qytetit të Elbasanit ka përfunduar në pranga mesditën e sotme nën akuzën e mitmarrjes.
Pedagogu 61-vjecar i matematikës, Pëllumb Kllogjeri, është arrestuar nga Strukturat e Krimit Ekonomiko-Financiar të Elbasanit në flagrancë në zyrën e tij.
Ndërkaq këtij pedagogu iu sekuestrua shuma prej 70 mijë lekësh të reja e ndarë në 7 zarfe, si dhe një tjetër zarf me shumën 100 euro.
Pedagogu ra në prangat e policisë, në kuadër të operacionit “Zarfi”, ndërsa priten edhe të tjera arrestime për të njëjtat akuza në Universitetin e Elbasanit.
Burime zyrtare pohuan se edhe dy pedagogë të Fakultetit Ekonomik janë denoncuar për marrje ryshfeti nga studentet në këmbim të notave kaluese.
(an.qo/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com