Mitro Çela: Kush është biznesmeni 
Ismail Mulleti i "Panama Papers"

Mitro Çela: Kush është biznesmeni <br />Ismail Mulleti i "Panama Papers"
Emri i shqiptarit që përmendet nga dokumentet e publikuara të "Panama Papers" është Ismail Mulleti. Mitro Çela në një intervistë të dhënë për Mero Bazen, në “Vizion Plus” në dhjetor të 2009-ës, kur ai drejtonte emisionin "Aksion Plus", përmend Ismail Mulletin dhe bizneset e tij.
 
 “Në janar të vitit 2005 më merr në telefon Pashko. Tha që “kam qenë për gjah, kam vrarë një lepur, hajde në shtëpi ta hamë, merr edhe gruan.” Shkova në shtëpinë e Pashkos, ishte dhe Spartak Ngjela. Atje njoha edhe Beson e “Tajvanit”. Aty më shpjeguan, se Beso, kur ka qenë në Ballsh, ka sponsorizuar për fushatë Partinë Demokratike të Ballshit “dhe për këtë ju mund të pyesni, – tha, – ish-kryetarin e partisë në Ballsh”, i cili kishte ardhur në Tiranë, Bertin. I thashë se unë atëherë sa isha futur në Këshill, pasi nuk isha futur që në fillim, se ka një vendim zyrtar, duke qenë se është mbledhur grupi, që kjo tokë nga tokë publike të mos privatizohet, është vendim i grupit. Megjithatë, i thashë unë, po interesohem. Pas disa ditësh erdhët ju, pasi kishit qenë në Amerikë, dhe të dy bashkë shkuam te Sali Berisha. Sali Berisha tri gjëra më kërkoi mua. 

E para, kalimi i tokës nga publike në private, Edi Rama do fitojë një milion euro. I thashë, doktor, në qoftë se këto pará shkojnë me letra nga privati te bashkia, nuk i merr dot Edi Rama.
 
Së dyti, “Tajvani” ka qenë pjesë e kompanisë “Shqiponja” të Partisë Demokratike. Atë e ka pasur Ismail Mulleti, ka qenë pronari dhe doktori më tha që do të na kthejë neve 150 mijë dollarë. I thashë mos t’i ngatërrojmë gjërat, Ismail Mulleti ia shiti 750 mijë euro një kompanie greke, dhe ai greku ia shiti pas tre muajsh Besos së “Tajvanit” pastaj për 1 milion e 250 mijë dollarë. Dhe kështu, i thashë, ne nuk kemi lidhje me Beson, problemi i vetëm është për këtë tokën. Atëherë bashkë kemi qenë, kur Berisha tha që “do të diskutoni me kryetarin e Këshillit të grupit të PD, Ilir Rusmali, dhe do t’i thuhet që, kur të votohet, këshilltarët nuk kanë qëndrim politik dhe të votojnë të lirë”. Shkuam tek Iliri bashkë dhe i thamë: kjo është porosi e doktorit, ndërsa ai tha që do bisedojë vetë me doktorin. Deri këtu është historia. Pastaj ngjarjet janë në Këshillin Bashkiak
,” e mbyll Cela, shpjegimin për dosjen Tajvani, ku del emrin i Ismail Mulletit.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital