Mitropoliti grek proteston për
Reformën Territoriale në Shqipëri!
Absurditeti nuk ka fund në marrëdhëniet greko-shqiptare. Sikur të mos mjaftonte protesta e Athinës zyrtare për ndarjen e re administrative në Shqipëri, asaj i është shtuar edhe Kisha e Greqisë.
GREQI- Absurditeti nuk ka fund në marrëdhëniet greko-shqiptare. Sikur të mos mjaftonte protesta e Athinës zyrtare për ndarjen e re administrative në Shqipëri, asaj i është shtuar edhe Kisha e Greqisë. Mitropoliti i Driniopolit, Pogonianis dhe Konicës, Andreas, ka lëshuar para dy ditësh një protestë ndaj shtetit shqiptar për reformën administrative. Sipas klerikut të lartë grek reforma është lëvizja e radhës e shqiptarëve për të zhdukur helenizmin në të ashtëquajturin “Vorioepir”.
“Shqipëria, e cila nuk ka pasur dhe nuk ka marrëdhënie realisht të mira me Greqinë, përderisa deri më tani nuk ia arriti që të çgreqizonte vorioepiriotët me mëyra të ndryshme, kërkon tani, me justifikimin e reformës administrative, që të zhdukë shpirtin grek nga Himara, nga greko-vllahët dhe nga shumë fshatra greke në kufi me shtetin e Greqisë”. Pasi bën një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në këto ditë në Shqipëri me reformën administrative, duke nisur nga përfshirja e Vranishtit në Bashkinë e Himarës dhe duke përfunduar me Bashkinë Çame të Konispolit, Mitropoliti Andreas ka theksuar se kjo është arsyeja se pse ai proteston. “Për të gjitha këto gjëra të padrejta deri edhe armiqësore ndaj vorioepiriotëve dhe Greqisë unë protestoj fuqishëm”.
Në fund Mitropoliti i Konicës, i është drejtuar qeverisë së vendit të tij, duke i kërkuar që të ndërhyjë me vendosmëri kundër vendimit të qeverisë së Shqipërisë. “Qeveria e Greqisë e ka detyrim kombëtar, madje edhe Ministria e Jashtme, që të reagojë në mënyrë të vendosur dhe metodike, në mënyrë që të mos kalojë vendimi i fqinjëve, që është me urrejtje ndaj grekëve dhe i padurueshëm. Por, duhet kujdes se ngjarjet rrjedhin me shpejtësinë e ortekut dhe nuk i lejojnë askujt që të qetësohet, sepse kjo barazohet me tradhëti. Mbi çdo çështje ekonomike vjen ajo kombëtare dhe shpëtimi i helenizmit të Vorioepirit”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
NAN%
-
Jo
NAN%
-
Nuk e di
NAN%
Vota total: 0
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Libani sulmon me dron veriun e Izraelit, 20 të plagosur në Haifa, 5 rëndë! 18 të vdekur në shkollën e Nuseirat në Gaza
13 Tetor, 22:56
-
Ministri Maqedonci ironizon deklaratën e Beogradit: Prej kur paska filluar ushtria serbe të ruajë pyjet me mjete të blinduara? Justifikime të paqëndrueshme!
13 Tetor, 22:32
-
Partia që i gris Berishës, fasadën e bashkimit dhe i heq monopolin e opozitës
13 Tetor, 22:21
-
Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'
13 Tetor, 21:56
-
Fier/ Aksident i trefishtë i frikshëm në Levan-Pishporo, makina merr përpara 36 kokë dele! 4 të plagosur, tre prej tyre pasagjerë, pamjet nga vendngjarja (VIDEO)
13 Tetor, 21:31
-
10-vjetori i Procesit të Berlinit, Rama: Të rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s! Marrëveshje për emigrantët si me Italinë? Kryeministri: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër
13 Tetor, 21:28
-
Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës
13 Tetor, 21:01
-
Thirrjet raciste e përdhosja e simboleve kombëtare! Edhe Federata e Futbollit e Kosovës i ankohet UEFA-s: Të papranueshme, skena të tilla të dënohen ashpër
13 Tetor, 20:58
-
Itali/ I dënuar me rreth 6 vite burg dhe 1800 euro gjobë, kapet i fshehur shqiptari i kërkuar që nga viti 2020
13 Tetor, 20:41
-
SHBA do t'i dërgojë Izraelit një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore
13 Tetor, 20:22
-
Tiranë/ Familjarët çojnë 13-vjeçarin në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te QSUT! E gjetën në dhomë, ja çfarë dyshohet (DETAJET)
13 Tetor, 20:20
-
Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë
13 Tetor, 19:25