ZUBIN POTOK - Tre policë të njësisë kufitare të Kosovës kanë mbetur të plagosur mbrëmë në veri të Mitrovicës, në Zubin Potok, pas një prite të ngritur nga autorët, njoftojnë mediat kosovare. Efektivët e policisë mësohet të jenë me etni serbe, ndërsa plagosja e tyre ka ndodhur kur policët po lëviznin me makinë.
Siç raportojnë mediat kosovare, dy nga policët e plagosur mësohet të jenë Zhivorad Ivkoviç dhe Oliver Kuzmanoviç, ndërsa gjendja shëndetësore e policëve është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila bëri thirrje që autorët e sulmit të sillen përpara drejtësisë, ndërsa e cilësoi sulmin si përpjekje për të mbajtur nën tension qytetarët e vendit.
“Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë pengimin e vendosjes së rendit në tërë territorin e vendit dhe nuk do të pranojnë rrezikimin e funksionimit demokratik të shoqërisë sonë. Policia e Kosovës është institucioni që ka ndërtuar besimin në mesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe ajo garanton sigurinë për të gjithë”, u shpreh Jahjaga, njoftojnë mediat kosovare.
Ndërkaq mësohet se nga hetimet paraprake të policisë pista ku po hetohet është ajo e hakmarrjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com