MITROVICE- Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç, ka thënë të enjten se vendosja e vazos së betonit me emrin Adem Jashari në "Lagjen e boshnjakëve" në veri të Mitrovicës, është bërë pa lejen e organeve komunale.
Sipas tij, aktivitetet jolegale nuk kontribuojnë në stabilizimin e situatës në Mitrovicë.
“Pres të mbizotërojë arsyeja dhe që organet gjegjëse, parasegjithash policia dhe inspektorati të kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet”, ka thënë Rakiç.
Rreth sheshit të ndërtuar mbrëmë nga shqiptarët e veriut ka reaguar edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Ksenija Bozhoviç, e cila ka kërkuar ndërprerjen e të gjitha ndërtimeve të cilat nuk kanë leje nga Kuvendi Komunal.
“Paralajmërojmë qytetarët se të gjitha punimet ndërtimore pa lejen e Kuvendit Komunal, e cila është përgjegjëse për definimin e pronës komunale, do t’i konsiderojmë jolegale, dhe si të tilla do të largohen nga organet gjegjëse komunale”, ka thënë mes tjerash Bozhoviç.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com