Mitrovicë, shpërthen një bombë 
fatmirësisht nuk ka të plagosur 

Mitrovicë, shpërthen një bombë <br />fatmirësisht nuk ka të plagosur 
Një person i panjohur sot në mëngjes ka hedhur një bombë dore në qendër të Mitrovicës Veriore. Nuk ka pasur të plagosur por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 06:30 në rrugën kryesore “Kral Petar Prvi” para një lokali, ëmbëltores pronari i të cilës është një goran.

Bomba ka dëmtuar 8 vetura të parkuar në afërsi, e xhamat e veturave kanë arritur në dritaret e disa banesave.

Policia e Kosovës ka bllokuar vendin e shpërthimit, transmeton Tanjug, përcjell Koha.net.

Në vendin e shpërthimit janë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it./Express/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë