Mitrovicë, shpërthim eksplozivi në
stacionin e policisë në Zubin Potok

Mitrovicë, shpërthim eksplozivi në<br />stacionin e policisë në Zubin Potok
MITROVICE - Veriu i Mitrovicës, vazhdon të mos jetë i qetë pas incidenteve të fundit që kanë ndodhur në këtë zonë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:50 në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes.
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe kreu i policisë Zvezdan Milivojeviç. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve si dhe arrestimin e tyre.
 
Para dy ditësh tre persona mbetën të plagosur në veriun e Mitrovicës, pas një përleshje me armë zjarri teksa u sulmua edhe makina e policisë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime

'Të dy kandidatët janë të importuar', Kikia komenton zgjedhjet: Problemi me kartat, përgjegjësi edhe individët! ID nuk shërben vetëm për votime