/ATSH/.-Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Mitrovicës Jugore zhvilloi të premten mbledhjen e fundit për këtë vit, ku u vlerësua se si rezultat i bashkëpunimit të mirë të komunës me organet e sigurisë, organizatat joqeveritare, komunitetet etj., situata e sigurisë në Mitrovicë dhe rrethinë është dukshëm më e mirë se ajo që ka qenë.
Sipas njoftimit të dërguar, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, tha se Mitrovica këtë vit ka qenë më e qetë. "Qëllimi im me ardhjen në krye të komunës ka qenë që Mitrovica të jetë e qetë. Dihet se Mitrovica është qytet më specifik, për shkak të problemeve të ndryshme, por unë kam kërkuar bashkëpunim me të gjithë ata që janë për të mbajtur rend dhe ligj, për të krijuar stabilitet, pasi aty ku nuk ka siguri nuk ka as zhvillim ekonomik. Gjatë këtij viti jam angazhuar për rend dhe ligj dhe kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen", theksoi Bahtiri, duke u shprehur se "Evropa dëshiron vende me stabilitet dhe zhvillim ekonomik".
Ai po ashtu ka folur edhe për Zonën e Lirë Ekonomike dhe investimet që po bëhen, që pritet të reflektojnë në punësimin e mijëra personave dhe angazhimin për funksionalizimin e plotë të Trepçës. Me këtë rast ai kërkoi ndihmën e të gjitha institucioneve, komuniteteve dhe organizatave të përfaqësuara në KKSB, që t'i lënë dallimet etnike dhe t'i kthehen punës.
Saim Jonuzi, nga Stacioni Jugor i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, tha se bashkëpunimi i mirë me komunën dhe përfaqësuesit e lagjeve ka ndikuar në përmirësimin e situatës së sigurisë. "Në kuadër të bashkëpunimit të mirë, Policia e Kosovës ka themeluar edhe një Këshill Lokal të Sigurisë në Bashkësi, në Lagjen e Romëve, për çështjen e sigurisë", tha Jonuzi.
/Shqiptarja.com