MITROVICË, 6 Janar /ATSH/.-Dëbora që ka rënë gjatë natës së mbrëmshme, deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në rajonin e Shalës së Bajgores, në disa rrugë ka krijuar orteqe që kanë penguar qarkullimin. Por, falë punës së operatorëve që kanë punuar gjatë tërë natës, është arritur që ato të mos mbyllen, por të jenë të kalueshme, njofton komuna e Mitrovicës Jugore.
Drejtori Drejtorisë per Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, tha se të gjitha rrugët rajonale dhe lokale që kalojnë nëpër komunën e Mitrovicë janë të kalueshme. Sipas tij, vështirësi ka pasur në rrugën magjistrale që lidh Mitrovicën me Podujevën, përkatësisht në Bajgorë, por gjendja është tejkaluar shumë shpejt pas nderhyrjes së operatorit përkatës./b.j/z.t/