MITROVICË, 4 Shkurt /ATSH/.-Sektori i Shërbimeve Civile në Komunën e Mitrovicës jugore, nga e hëna deri të mërkurën në orën 14:00, ka lëshuar 1.963 dokumente të ndryshme, ndërsa numri i qytetarëve që kanë kaluar në regjistrin qendror është 383.
"Certifikata e lindjes me foto është nga më të kërkuarat dhe supozohet se ky është dokumenti që e shfrytëzojnë qytetarët tanë për të ikur nga Kosova në drejtim të vendeve perëndimore, përmes Serbisë", thekson njoftimi dërguar sot nga komuna.
Ka disa ditë që për shkak të ngarkeses që po krijohet në hapësirat e Sektorit të Gjendjes Civile zyrtarëve komunalë u ka ardhur në ndihmë policia e Kosovës, për të mbajtur rendin./b.j//a.ke/