Kosova feston 10-vjetorin e Paravësisë së saj, ndërsa Mitrovica “proteston” që në mëngjes. Muret e Mitrovicës janë mbushur sot me postera kundër festës nacionale të Kosovës. Në posterat nëpër qytet, ilustrohen dy duar të prangosura, nën të cilat shkruhet: ’10 vjet pushtimi të Kosovës e Metohisë’.
/Shqiptarja.com
Mbishkrimi është shkruar në disa gjuhë: në gjuhën serbe, në alfabetin cirilik, në shqip dhe në anglisht, në mënyrë që të kuptohen nga përqindja më e madhe e kalimtarëve.
Mësohet se përmes këtyre pankartave, qytetarët serbë të veriut i transmetojnë Kosovës mesazhin se sipas, tyre, Kosova është pjesë e Serbisë dhe se ajo është e ‘pushtuar’ nga Bashkësia Ndërkombëtare.
KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.
FOTO:



d.gj/ Shqiptarja










