GREQIA- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka deklaruar se në vend po vaksinohen për COVID-19 5 mijë qytetarë në ditë.
Ai shtoi se nëse vaksinimi masiv i qytetarëve do të vazhdojë me këto ritme intensive, situata epidemiologjike në vend do përmirësohet.
“Ne vaksinojmë rreth 5 mijë qytetarë në ditë dhe jam i sigurt se në këto ritme do ti përmbahemi planifikimit, siç është përcaktuar nga Komiteti i Vaksinimit. Më datë 20 janar do të fillojë vaksinimi i qytetarëve mbi 85 vjeç dhe më 11 janar do të hape platforma për takimet”, tha Mitsotakis.
“Kemi muaj të vështirë përpara, ne e dimë atë mirë. Do të duhet kohë për të vaksinuar një përqindje të konsiderueshme të popullatës sonë. Dhe gjithashtu e dimë që derisa të ndodhë kjo do të duhet të ndjekim masat me shumë kujdes, siç na theksojnë ekspertët ", shtoi kryeministri.
Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, ndërkohë deri më sot janë vaksinuar 16,365 qytetarë.
Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 141453, ndërkohë që numri i viktimave është 5051, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Në përpjekje për të vënë nën kontroll valën e re të infeksioneve qeveria Greke ashpërsoi masat anti-COVID. Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në një konferencë për mediat më datë 2 janar theksoi se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm, megjithatë rastet e reja ende mbesin në nivele të larta.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3887
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
18 Dhjetor, 18:57
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor, 12:49
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor, 08:49
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Trump bisedë telefonike me kryeministrin grek Mitsotakis! Qeveria greke: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
12 Nëntor, 12:53
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor, 09:50
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor, 19:32
-
Ekipi 'Çamëria' s'lejohet në Champions League në Greqi, shkak emri dhe simbolet! TKZ: Nuk frikësohen nga nacionalistët grekë
18 Tetor, 15:35
-
'Kush do të na mbledh ullinjtë?', Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, s'mund të përsëritet për të gjithë bllokun
17 Tetor, 19:52
-
Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në New York
27 Shtator, 08:19
-
Korridori VIII, Rama dhe grekët!
24 Shtator, 11:24