Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar absurde vizitën e Kryeministri grek Mitsotakis në Himarë ditën e djeshme. Berisha tha se Himara kurrë nuk ka qenë greke. Sipas tij himariotët kanë dergjur gjak për identitetin e tyre shqiptar. 

“Së pari, kryeministri i Greqisë, i një vendi partner, mik, mund të vizitojë çdo zonë të Shqipërisë, qoftë si zyrtar, qoftë si qytetar privat. Këtu duhet të jemi të çliruar nga çdo kompleks. Mund të vizitojë Himarën dhe çdo zonë tjetër. Por, zhurma se Himara është minoritet është absurditeti më i madh historik. Askush më shumë se himariotët nuk janë larim në gjak për identitetin e tyre kombëtar shqiptar.

Himara ka një realitet të pamohueshëm, se një pjesë e fshatrave flasin edhe shqip edhe greqisht. Qyteti, si çdo port, është i miksuar, shqiptarë kryesisht, por edhe grekë, venecianë. Por këto, as gjuha, as mikstura, nuk e bëjnë Himarën gjë tjetër përveçse bastion i shqiptarizmës. Himara, e njohur në histori, së bashku me malësitë e Alpeve dhe Sulin, kanë pasur kodet dhe kanunet e tyre.  Kryeministri i Greqisë mund të vizitojë çdo zonë, por Himara me të gjithë historinë dhe dokumentet e saj është shqiptare, përfshi edhe ato fshatra që janë bilingualë. Flasin edhe shqip, edhe greqisht”, ka thënë Berisha.

Por në fakt duhet thënë se në Himarë Sali Berisha nuk zhvilloi primare në Bashkinë e Himarës duke ia lënë atë zonë të lirë pikërisht partisë së minoritetit grek, PBDNJ-së. I pyetur në lidhje me këtë,, Berisha u mungua ta justifikojë me ‘arsyetimin’ se sipas tij PBDNJ është parti kombëtare dhe jo greke.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis u prit dje në Himarë dhe Derviçan nga minoriteti grek në Shqipëri, ku ka premtuar përmbushje të të drejtave të pakicës kombëtare në vendin tonë. Po ashtu shprehu mbështetje ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe garantoi se do të jetë zë i brendshëm për anëtarësimin në BE. Nuk munguan mesazhet e bashkëpunimit as nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se minoriteti është ura lidhëse në marrëdhëniet mes 2 vendeve.