Mitsotakis në mbledhjen e KE: 'Beleri' jo çështje bilaterale midis dy vendeve

Mitsotakis në mbledhjen e KE: 'Beleri' jo çështje bilaterale midis dy vendeve

Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë të ditur dje në Samitin e djeshëm (13 Dhjetor) midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe e drejta në një gjyq të drejtë nuk përbën çështje bilaterale Greqi-Shqipëri, por çështje e respektit të shtetit të së drejtës, që përbën pikën bazë të procesit integrues në BE.

Sipas burimeve diplomatike, Mitsotakis ka përsëritur të njëjtin qëndrim sot paradite në mbledhjen e KE duke theksuar vullnetin e sinqertë të Greqisë për zgjidhjen e çështjes duke përsëritur se Greqia ishte dhe mbetet pionere e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, raportojnë mediat greke.

Një ditë më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz e konsideroi çështjen “Beleri” si një çështje bilaterale midis dy shteteve.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen