Vaksinimi i fëmijëve të moshave 12 deri në 17 vjeç do të jetë thelbësor në vënien nën kontroll të pandemisë, është shprehur kështu kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis para se të bënte të ditur masën e re të qeverisë.
"Ndërsa gjendemi një javë para hapjes së shkollave, mendoj se është koha e duhur për të bërë një përpjekje tjetër të madhe për të rritur normat e vaksinimit tek të miturit. Shkollat tona do të hapen dhe do të hapen në mënyrë të sigurt. Z.Tsiodras na tregoi se në bazë të të dhënave shkencore se maska dhe testimi i shpeshtë është kombinimi më i mirë që mund të zbatojmë për të siguruar që "shkollat të hapen me sigurinë maksimale të mundshme dhe kësaj natyrisht duhet t’i shtojmë rritjen e normave të vaksinimit", tha kryeministri grek.
Për të shtuar në masë vaksinimet të miturve ato tani mund të bëhen edhe nga pediatret në klinikat e tyre, pasi deri tani ka pasur një vaksinim tejet të ulët në këtë grupmoshë më pak se 10%.
Programi pritet të përfshijë 3.500 pediatër në vend, të cilët do të vaksinojnë fëmijët e moshës 12-17 vjeç. Në fund të fundit, takimi theksoi rolin e rëndësishëm që pediatrit mund të luajnë në shpjegimin shkencor për prindërit dhe fëmijët dhe për të treguar se pse vaksinimi është i nevojshëm dhe i sigurt.
Gjatë mbledhjes, Profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras tha se vaksinimi i fëmijëve do të luante rol vendimtar në rihapjen normale të shkollave.
“Besoj se vaksinimi i nxënësve nga mosha 12 deri në 17 kundër koronavirusit do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtim të normalizimit të mësimdhënies”, tha ai gjatë mbledhjes së sotme.
Gjithashtu, Greqia po merr në konsideratë vendimin për të vaksinuar me detyrim edhe mësuesit e priftërinjtë krahas stafit të spitaleve, të cilët patën afat deri më datë 1 shtator që të merrnin të paktën një doze dhe si pasojë e të cilut deri tani ka pezulluar më shumë se 6 mijë punonjës të spitaleve që kanë refuzuar të vaksinohen.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenca ndriçohet nga dritat e festave, kreu i shtetit i ndez bashkë me fëmijët! Koncert dhe dhurata për të vegjlit
6 Dhjetor, 19:32
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor, 12:49
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor, 08:49
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor, 09:50
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor, 19:32
-
Ekipi 'Çamëria' s'lejohet në Champions League në Greqi, shkak emri dhe simbolet! TKZ: Nuk frikësohen nga nacionalistët grekë
18 Tetor, 15:35
-
'Kush do të na mbledh ullinjtë?', Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, s'mund të përsëritet për të gjithë bllokun
17 Tetor, 19:52
-
Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në New York
27 Shtator, 08:19
-
Beleri flet hapur për burgun, Ramën dhe agjendën greke në Shqipëri! Ishte vetëm 22-vjeç kur u kap i armatosur pas sulmit në Peshkëpi
10 Shtator, 19:03
-
U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec
21 Gusht, 13:22
-
50 vite nga ndarja e ishullit të Qipros, Erdogan: Jo federatë e bashkuar! Mitsotakis: Republikë me një sovranitet të vetëm
21 Korrik, 14:39