Piloti i Moto GP-së Andrea Iannone ka reaguar shumë ashpër pas lajmeve të shumta pas ndarjes së tij nga modelja e njohur. Ai është shprehur se ka një limit që nuk duhet kaluar. Pas ndarjes së pilotit nga Belen Rodriguez, mediat italiane filluan të shkruanin lajme të ndryshme, duke u shorehur se modelja argjentinase ka nisur një lidhje të re. Madje u përfol për tre meshkuj të ndryshëm.
Foto e publikuar nga Andrea Iannone
“Boll! Më duket se tani po e ekzagjeroni në lidhje me marrëdhëniet e reja të Belen me burra të tjerë… madje më shumë se një. E gjithë kjo vetëm që të shitni disa kopje më shumë, pa asnjë respekt për një grua që ka vetëm një “gabim” se është e famshme. Ekzistojnë edhe thjesht miqësitë. Belen është një femër me ndjenja të vërteta dhe një nënë. Prandaj boll, dhe u them njerëzve që mos të besojnë çdo gjë që iu ofrohet,”- shkruan Iannone në një postim në Instagram.