Mjaft ndan 100 pako me ushqime
për personat me aftësi të kufizuara

Mjaft ndan 100 pako me ushqime<br />për personat me aftësi të kufizuara
TIRANË - Janë ndarë sot 100 pako me ushqime për personat me aftësi të kufizuar edhe prej lëvizjes Mjaft! Pako me ushqime bazë të shportës si: miell, oriz, makarona, sheqer dhe vaj në kuadër të nismës Shqipëria Dhuron, të ndara aktivistë të Lëvizjes Mjaft, në bashkëpunim me Shërbimin Social Kombëtar dhe Shoqatën e Aftësisë së Kufizuar, të cilat organizuan shpërndarjen e pakove.
 
“Është shumë e rëndësishme, që në këto ditë festash, të gjithë ne të tregohemi solidar dhe mbështetës për këtë shtresë të marzhinalizuar dhe diskriminuar nga çdo qeveri në këto 22 vite demokraci”, thuhet në njoftimin e Mjaft!

Lëvizja Mjaft i bën thirrje opinionit publik, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, të mbështesin në mënyrë të vazhdueshme këto grupe sa i përket shqetësimeve të tyre në lidhje me punësimin, infrastrukturën për qarkullimin, problemet e strehimit dhe arsimimit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)