Harry Kane edhe njëherë tjetër ka rezultuar vendimtar për skuadrën e Tottenham, teksa ka mposhtur 1-0 Arsenal në derbin londinez.

Tri pikë me shumë vlerë për formacionin e Pochetino-s, që ngjitet në vendin e tretë provizorisht, çka do të thotë pjesëmarrje në Champions League në sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Me të nisur pjesa e dytë Harry Kane kërcen më shumë se dy mbrojtësit që e mbulonin dhe shënon me kokë.

Kaq ka mjaftuar që Tottenham të marrë maksimumin nga derbin e luajtur në shtëpi. Ndërsa Arsenal mbetet në vendin e gjashtë, duke qëndruar larg zonës Champions.

s.k/Shqiptarja.com