Laçi ka përsëritur suksesin në Europë, teksa ka kaluar në turin e dytë eliminator të Europa League, duke fituar ndeshjen e kthimit ndaj qipriotëve të Anorthosis 1-0.
Takimi i parë në Qipro pati përfunduar 2-1 për vendasit dhe tani është Laçi që do të vijojë rrugën në Europë, ndërsa qipriotët eliminohen.
Kurbinasit nuk kanë bërë një paraqitje perfekte, kanë vuajtur madje në pjesën më të madhe të ndeshjes, por në minutën e 88-të talenti Uzuni ka shënuar golin e fituar.
Kaq ka mjaftuar dhe pastaj Laçi e ka mbrojtur me fanatizëm rezultatin dhe kalon në turin e dytë të Europa League, teksa me shumë mundësi do të ndeshet me Molde të Norvegjisë.
Kjo eshte loja e ndershme ky eshte shpirti i gares.
Përgjigju