TIRANE- Të dalësh për gjueti në Shqipëri, shumë shpejt do të jetë një shkelje e ligjit. Ministria e Mjedisit dhe ajo e Brendshme do të bllokojnë të gjitha armët e gjahut në vend. Çdo armë e tillë që kapet do të cilësohet si armëmbajtje pa leje, ndërkohë që ndalohet edhe shitja e çdo materiali që ka lidhje me gjuetinë. Kjo masë do të shoqërohet me të tjera, të parashikuara në një draft pasues të moratoriumit të gjuetisë. Kontroll të rreptë do të ketë në pikat doganore për automjetet me dhoma frigoriferike, sidomos me targa italiane, të cilat nxjerrin në mënyrë të jashtëligjshme gjahun nga Shqipëria.
“Armët e gjahut do të mbyllen dhe ky urdhër do të jetë i vlefshëm edhe për Ministrinë e Brendshme në mënyrë që të evidentojnë të gjitha armët e gjahut. Sipas Shoqatave të gjuetarëve mendohet se janë rreth 130 mijë armë gjahu, ndërkohë që nga Ministra e Brendshme kemi një numër zyrtar prej 75 mijë armë gjahu” thekson këshilltarja e ministrit të mjedisit, Zhaneta Prifti. Sipas saj, puna do të konsistojë në disa pika kryesore.
“Në radhë të parë puna do të nisë në spastrimin e pritave apo vendeve që tashmë njihen si pika të gjuetisë. Po kështu do të ketë kontroll të lokaleve të cilët tregtojnë mish gjahu” thekson Prifti. Ministria e Mjedisit ka nisur punën për rishikimin e ligjit për gjuetinë, për të forcuar rregullat edhe pas lejimit të saj, dy vjet më vonë. Edhe shkrimet e “National Gjeografic” jo më kot i dhanë rendësi ndalimit të gjuetisë në Shqipëri, pasi Shqipëria gjendet në të ashtuquajturën rrugë të Adriatikut të migirimt të shpendëve shtegtarë. Ndërkohë që ekspertja e mjedisit thekson se janë një sërë shpendësh të cilat tashmë janë zhdukur.
“Situata e faunës së egër në vendin tonë është në një gjendje të vështirë. Thëllëza e fushës është zhdukur fare, po kështu edhe fazani megjithëse ka qenë i kultivar. Po kështu janë edhe një sërë shpendësh të cilat mund ti hasësh shumë rrallë në Shqipëri, kur vite më parë kishim një numër të madh të tyre” pohon ekspertja e mjedisit. Shkak për këtë situatë sipas tyre bëhet shkelja e rregullave nga ana e gjuetarëve, të cilët jo vetëm që nuk zbatojnë afatin e lejuar dhe zonat e përcaktuara, por është vënë re se aplikojnë edhe përdorimin e mjeteve të ndryshme, të cilat po çojnë drejt shfarosjes shumë specie të egra.
Sipas Prifti, kontrollet kanë treguar se nuk janë vetëm gjuetarët vendas ata që shfaqin mangësi në respektimin e rregullave të përcaktuara për gjuetinë. Kohët e fundit është vënë re se ata që nuk i zbatojnë kriteret e vendosura janë dhe turistët e huaj, në veçanti ata italianë, të cilët janë edhe më të shumtë në numër. “Janë konstatuar gjueti të paligjshme si nga gjuetarë vendas, por edhe të huaj për të cilët janë marrë masa ligjore.
Kryesisht janë gjuetarë që vijnë nga Italia”, thekson këshilltarja e Ministrit. Duke parë këtë situatë Ministria e Mjedisit ka vendosur për Moratorium të Gjuetisë i cili hyn në fuqi dy javë pas botimit në fletoren zyrtare. Për specialistet rikthimi i faunës në formën e saj të mëparshme do të kërkojë vite e ndoshta dekada, por të paktën ashtu siç mbyllet edhe shkrimi i “National Gjeografic”, në Shqipëri do të këtë më pak gjuetarë italianë, por më shumë turistë të interesuar për ekoturizmin.
Masat për gjuetinë
Bllokim i armëve të gjahut
Ndalimi i tregtimit në lokale të specieve të gjahut
Ndalimi i tregtimit të materialeve për gjah
Kontroll në pikat doganore për kalimin e gjahut
Rishikim i lejeve të gjahut
Rishikim i ligjit për gjuetinë
Inventarizim i specieve në zhdukje
Ripërtëritje e faunës në Shqipëri
Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com