KUKËS - Mjegulla e dendur ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.

Për këtë arsye, policia u ka bërë thirrje drejtuesve të ulin shpejtësinë përgjatë gjithë segmentit. Prania e mjegullës zgjat nga mesnata deri ne orët e pasmesditës. Një gjë e tillë ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Pamja e kufizuar dhe shpejtësia e lëvizjes në këto kushte janë faktorët precedentë për aksidente të mundshme.

Problemet rëndohen më shumë në segmentin Kukës- Morinë. Si pasojë e mos dublimit të urave, rruga ngushtohet 14 herë në hyrje dhe në dalje të urave, duke u kthyer nga katër, në dy korsi.

Në këtë pikë të rrugës, mundësitë për përplasje të automjeteve janë evidente në çdo kohë. Në këtë segment trafik-ndarëset vijojnë të jenë të ndërprera në 60 vende.

Redaksia online
(bg/shqiptarja.com)