KINE - Një mjegull e dendur ka mbuluar të mërkurën pjesën qendrore dhe perëndimore të Kinës, duke shkaktuar bllokim të trafikut rrugor dhe shqetësim për banorët lokalë. Për shkak të mjegullës shikimi u reduktua ndjeshëm.

Shërbimi meteorologjik i provincës së Henan-it ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre.

Në disa rajone të tjera të Kinës shirat dhe mjegulla e dendur kanë reduktuar dukshmërinë në më pak se 50 metra. Policia rrugore ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes në rrugët nacionale.

Sipas meteorologëve, bora do të vazhdojë të bjerë edhe ditët në vazhdim në pjesën më të madhe të Kinës.

(Gre.M/lc/SHqiptarja.com)