Qyteti i Kukësit është ‘zgjuar’ mëngjesin e sotëm i mbuluar nga mjegulla. Mjegulla ka pushtuar dhe “Rrugën e Kombit”, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Për të shmangur aksidentet, autoritetet iu bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes, nëse do të qarkullojnë në aksin rrugor Kalimash-Kukës.

Në këtë aks mjegulla është shfaqur akoma më e dendur gjatë orëve të mëngjesit. Ndërkohë, deri më tani nuk raportohet për aksidente si pasojë e mjegullës.

[gallery]24301[/gallery]

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com