Aksi rrugor Kardhiq-Delvinë është pushtuar nga mjegulla e dendur gjatë orëve të fundit, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Burime nga Policia Rrugore informojnë se në orët e mbrëmjes së sotme në këtë aks janë shënuar të paktën 5 aksidente si pasojë e mungesës së shikueshmërisë.

Fatmirësisht nga aksidentet nuk janë raportuar pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal, të ulin shpëjtësinë dhe të përdorin dritat gjatë lëvizjes.