Një burrë poston çdo fillim jave në instagram modele të ndryshme që ai bën me mjekrën e tij. Isaiah Webb ka zgjatur mjekrën e tij në përmasa shumë të mëdha, saqë mund t'i japë asaj forma të ndryshme.
Pasi poston foto të mjekrës, fansat e tij i japin sugjerime se çfarë modeli të bëjë herën e ardhshme.
Burri me mjekrën e çuditshme pranon se nuk është rruar plotësisht që prej 15 vitesh, por ka filluar ta zgjasë mjekrën vetëm 18 muaj më parë.
Në fakt, ishte gruaja e tij që i kërkoi të zgjaste mjekrën. 29-vjeçari bënte disa stile të "çmendura", si duke i dhënë mjekrës formën e një tasi, në të cilin vendoste ushqimin e tij.

Foto të tjera
"Një mjekër e vërtetë është unike për meshkujt, njësoj siç është lindja e fëmijëve për femrat", thotë 29-vjeçari. Ai vazhdon duke thënë se "për të kuptuar këtë duhet të rrisni mjekrën për të paktën 6 muaj".
"Pas 6 muajsh, mjekra do t'iu duket sikur të ishte fëmija juaj", përfundon Webb.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO/Isaiah Webb nuk rruhet prej 15 vitesh