Mjekësia, përgjysmohen provimet
studentët me kurrikula të reja

Mjekësia, përgjysmohen provimet<br />studentët me kurrikula të reja
TIRANE- Për t'u diplomuar në fakultetin e Mjekësisë, tashmë do të duhet të japësh më pak provime. Kjo pasi, duke filluar që nga 8 tetori studentët e mjekësisë do të kenë përpara tyre kurrikula të reja. Ky ndryshim ka ardhur si rrjedhojë shkrirjes së lëndëve të ndryshme në një të vetme, duke pasur si rezultat përgjysmimin e provimeve.

Shpjegimin mbi të gjitha detajet e ndryshimeve të kurrikulave i jep dekani Bajram Hysa, i cili thotë se ndryshimi ka nisur nga vitet e para të këtij fakulteti."Është bërë një transformim rrënjësor i kurrikulave të tipit të parë se ashtu fillon gradualisht. Por janë bërë dhe disa ndryshime në kurrikulat e viteve të tjera kryesisht duke bërë një formatim të kurrikulave aktuale. Për shembull, nga 66 provime që ka pasur fakulteti i mjekësisë tashmë do të ketë 34 provime. Për shembull, brenda shëndetit publik, lëndët e përafërta, siç është për shembull ta zëmë menaxhimi shëndetësor, ekonomia e shëndetit dhe organizimi shëndetësor tani jepet një lëndë", - shpjegon Bajram Hysa, dekan i fakultetit të mjekësisë.

 Theksin tjetër dekani i fakultetit të mjekësisë e vuri tek preferencat e të rinjve për të zgjedhur vetëm Tiranën apo qendrat urbane, duke lënë pa shërbimin mjekësor zonat rurale. Sipas tij, nëse vazhdohet kështu, shumë shpejt zona të ndryshme të vendit do të mbeten pa shërbimin mjekësor. Numri i studentëve në të gjitha vitet e studimit në fakultetin e mjekësisë, për sistemin me kohë të plotë shkon në rreth 3000.

(ek/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete