Mjekët e familjes do të trokasin në dyert tona duke na rregjistruar përmes kartës tonë të identitetit.Kjo është nisma më e re e ISKSH e parë nga ky institucion si mënyra më e saktë e identifikimit të personave.Sipas ISKSH kjo behet në kuadër të projektit të Qeverisë për dixhitalizimin e plotë të sistemit shëndetësor.Përvec kësaj, regjistri elektronik i pacientëve rrit transparencën dhe i mundëson ISKSH-së të lidhë në mënyrë të saktë buxhetin me numrin e banorëve të cilëve u shërben një qendër shëndetësore.Ky proces I cili ka nisur që në vitin 2008 me zbatimin e një sërë objektivash, do të mbështetet nga ISKSH-ja dhe do të monitorohet me shumë përgjegjësi, për të bërë të mundur një evidentim të saktë të banorëve që mbulojnë me shërbim shëndetësor qendrat shëndetësore në kujdesin parësor.Afati i përfundimit të tij ështe brenda muajit qershor të ketij viti. Pas përfundimit të këtij procesi sipas ISKSH, cdo mjek do të ketë online listen e pacientëve te tij.

(ob/shqiptarja.com)