TIRANE - Ministria e Shëndetësisë ka publikuar emrat e mjekëve, farmacistëve dhe dentistëve që nuk kanë plotësuar numrin e krediteve gjatë viteve 2010-2014. Të gjithë “bluzat e bardha” që kanë emrat në listat e mëposhtme do të japin provimin e  ricertifikimit dhe nëse nuk rezultojnë kalues atëherë do të humbasin vendin e punës. Regjistrimi për provimin e ricertifikimit do të bëhet deri në datën 30 tetor, ndërsa në muajin nëntor do të zhvillohet testi.

“Regjistrimi për provimin e certifikimit do të bëhet pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, deri në datë 30 tetor 2015. Kërkesës me shkrim për regjistrim duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtëm: fotokopje e kartës së identitetit dhe fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit”, - thotë Ministria e Shëndetësisë.
 
 Emrat kush do të kalojë në provim: