Mjekët: Pastrimi i veshëve
në brendësi, i rrezikshëm
Mënyrave të pastrimit të veshëve nga brenda, i ka ardhur fundi. Po po, nuk do të dukeni si pisanjosë nëse nuk i pastroni veshët, pasi mjekët thonë se veshët pastrohen vetë. Përkundrazi, pastrimi me shtupa pambuku është jo vetëm i pashëndetshme por edhe i rrezikshëm.
Mënyrave të pastrimit të veshëve nga brenda, i ka ardhur fundi. Po po, nuk do të dukeni si pisanjosë nëse nuk i pastroni veshët, pasi mjekët thonë se veshët pastrohen vetë.
Përkundrazi, pastrimi me shtupa pambuku është jo vetëm i pashëndetshme por edhe i rrezikshëm.
Sipas mjekëve, dylli i veshit është vetë i butë dhe si rrjedhim ai del vetë jashtë. Për këtë arsye mjekët sugjerojnë që pastrimi i veshëve të mos bëhet në brendësi, por vetëm në pjesën sipërfaqësore të tij.
Duke e pastruar veshin në brendësi, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse e shtyjmë dyllin më thellë në vesh, dhe kjo nuk është aspak e shëndetshme.
Bllokimi nga dylli është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dëgjimit. Gjithashtu, duke ngacmuar kanalin e veshit krijohen gjasat për dëmtimin ose çarjen e daulles së veshit.
Dylli në vesh ekziston për një arsye: Për të mbrojtur veshët nga pluhuri, grimcat e vogla dhe bakteret. Dylli mbron edhe lëkurën delikate të kanalit të veshit nga ngacmimet ose pezmatimet nga uji gjatë larjes.
Pra shprehja “pastro veshët” tashmë nuk duhet konceptuar si më parë, por duhet kuptuar vetëm si “pastro me kujdes pjesën e jashtme të veshëve duke përdorur një peshqir të lagur me ujë e sapun dhe pastaj thjesht fshije me peshqir të thatë”.
(gm/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.5%
-
Pak
40.7%
-
Aspak
32.8%
Vota total: 1784
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy kushërinjtë kultivuan kanabis në Kurbin, njëri në pranga, tjetri në kërkim
28 Korrik, 12:14
-
Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale
28 Korrik, 12:08
-
Krasniqi shkon në çerekfinale në Olimpiadën e Parisit
28 Korrik, 12:02
-
Kongresi i PS, Dhuka: Qëllim anëtarësimi në BE brenda 2030, të thellojmë progresin e reformës në drejtësi dhe luftën antikorrupsion
28 Korrik, 11:47
-
Ministrat prezantojnë arritjet e objektivat: Na duhet mandati i katërt! Duam të bëjmë Shqipërinë kampione e Ballkanit! Reformë pensioneve, në 2030 asnjë pension nën 150 euro
28 Korrik, 11:36
-
Plagosi 3 ditë më parë djalin e tij, Gjykata e Korçës lë në burg 83-vjeçarin
28 Korrik, 11:27
-
Asgjësohen 8602 bimë kanabisi në Vaun e dejës, kontrolle me helikopter nga ajri
28 Korrik, 11:15
-
Kongresi i PS, Rama mbërrin i vetëm me dosje në dorë
28 Korrik, 11:10
-
Ra nga Maja e Thatë, del FOTO, kush është i riu nga Kosova që humbi jetën në Tropojë
28 Korrik, 10:56
-
Dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, Nikolla në Kongresin e PS! ‘Shmang’ mediat
28 Korrik, 10:50
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë prej 4 ditësh në flakë, tymi mbulon zonën (VIDEO)
28 Korrik, 10:47
-
Ministrat mbërrijnë në Kongresin e PS
28 Korrik, 10:40