TIRANE - Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj ka mbledhur dje Bordin e Ricertifikimit dhe Akreditimit. Numëri i lartë i profesionistëve të shëndetsisë të cilët nuk kishin plotësuar kreditet por edhe nuk kishin dorëzuar dokumentat e nevojshme për tu njohur kreditet “detyroi”, Bordin e Riçertifikimit dhe Akreditimit tu jepte një tjetër afat të gjithë mjekëve.

Në mbledhje është diskutuar për ankesat e profesionistëve të shëndetësisë që nuk kanë përmbushur detyrimet e programit pesë-vjeçar të ricertifikimit 2010-2014, rregulloren e provimit të ricertifikimit për profesionistët e shëndetësisë që nuk kanë përmbushur detyrimet e programit pesë-vjeçar të ricertifikimit 2010-2014 dhe programet orientuese për provimin e mësipërm të ricertifikimit.

“U vendos pranimi nga QKEV-ja i të gjithë dokumentave që provojnë kryerjen e aktiviteteve të edukimit në vazhdim nga profesionistët e shëndetësisë për periudhën 1 Janar 2010 - 31 Dhjetor 2014 dhe do të vijojë deri më datën 30 Prill 2015”, - thuhet në një njoftim për shtyp të Qëndrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim.

Sipas vendimit përjashtohen nga detyrimet e programit të ricertifikimit të gjithë anëtarët e komisioneve të vlerësimit të titujve akademike dhe ekspertët e oponencës. QKEV do të hartojë listën përfundimtare të profesionistëve të shëndetësisë lidhur me përmbushjen e detyrimeve të programit të certifikimit më datën 10 Maj 2015.

Afati
Më herë Qëndra Kombëtare për Edukimin në Vazhdim publikoi listën e mjekëve, farmacistëve dhe dentistve që kishin plotësuar kreditet e nevojshme gjatë fazës së parë të riçetifikimit. Tashmë profesionistët e shëndetsisë mund tu njihen të gjitha kreditet për çdo aktivitet që kanë zhvilluar gjatë 5 vitve.

Kushti i vetëm është që aktivitet të kenë qënë të akredituara nga QKEV. Sipas të dhënave paraprake numëri i mjekëve që rrezukohet tu hiqet liçenca është reth 700. Ky grup profesionistësh nuk ka arritur të grumbullojë numërin e kërkuar të krediteve për fazën e parë të ricertifikimit. Mjekët dhe farmacistët që nuk kanë plotësuar kreditte e kërkuara do të kalojnë në provim riçertifikimi, brënda 6 muajve.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)