Mjekët: Acarimi i militantëve nga
ndriçuesit. PD bllokon të dhënat

Mjekët: Acarimi i militantëve nga<br />ndriçuesit. PD bllokon të dhënat
Përfundimet e para të mjekëve ligjorë që po merren me gjetjen e shkaqeve që kanë cuar në irritim të lëkurës dhe syve të rreth 100 protestuesve të Partisë Demokratike, u kanë sugjeruar organeve të hetimit se shkaku mund të hetë rrezatimi I ndricuesve të skenës.
 
Mjekët janë thuajse unanimë në këtë sugjerim dhe i kanë kërkuar prokurorisë të marrë si provë disa prej ndricuesve të skenës për ti testuar.
 
Pas disa hezitmesh, prokuroria ka firmosur urdhërin për të marrë provat, por në minutat e fundit Ministri i Brendshëm ka bllokuar dhënien e provave me arsyetimin se ka urdhër nga drejtues të PD.
 
Situata bëhet konfuze, përse PD nuk pranon të merren si provë ndricuesit, ndërsa mjekët ligjor i sugjerojnë ato, si shkak i acarimit të lëkurës.
 
Edhe kordoni i militantëve të prekur janë pikërishtë ata që ishin rrotull Lulzim Bashës. Biles në këtë pikë dhe dhëndëri i Berishës, është i justifikuar në deklaratën e vet, pasi i bie që është skuqur nga ana e ndriçuesit që ishte nga Kryeministria.
 
Prokurorët po shkojnë drejt vendgjarjes dhe pritet të ketë probleme në marrjen e provave.
 
Situata është e ngjashme me 21 Janarin e vitit 2011, kur Berisha nuk lejonte prokurorët të merrnin prova në oborrin e kryeministrisë për një krim të kryer prej tij.
 
Sot askush nuk po e akuzon për krim, por ndoshta Basha është i shqetësuar pasi ndricuesit janë kontraktuar nga Kunati i tij. /GazetaTema

Redaksai Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari