Mjekët në QSUT kryejnë ndërhyrjen e rrallë në zemër te i riu, operacioni realizohet për herë të parë në Shqipëri

Mjekët në QSUT kryejnë ndërhyrjen e rrallë në zemër te i riu, operacioni realizohet për herë të parë në Shqipëri

Mjekët duke kryer operacionin

TIRANË- Mjekët e QSUT ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale të rrallë. Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës kanë bërë një operacion në zemër te një 27-vjeçar që ka zgjatur rreth 5 orë.

Ajo që e bën të rrallë është se kjo ndërhyrje kirurgjikale është realizuar për herë të parë në Shqipëri, ku 27-vjeçarit i është vendosur aparati CRT-D dhe një sondë subkutane për defibrilim kardiak.

Lajmi është ndarë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka pasur edhe një falënderim të veçantë për mjekët që kanë marrë pjesë në operacion.

“Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar të cilit i shpëtojnë jetën, me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë

Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak. Pajisjet CRT-D janë pajisje shumë të kushtueshme dhe bartin një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor, u bë e mundur ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për të riun 27-vjeçar.

Super punë e ekipit të mjekëve me Dr.Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina, stafit të infermierëve të Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, dhe ndihmën e veçantë për anestezinë të Dr. Saimir Kuçi”, shkruan Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ok Suksese: 12/02/2023 19:04

    Ka mbi 30 vjet qe behet ne Itali vendosja e pacemaker me elektroda,dhe mbi 10 vjet qe kane dal pacemaker(leadless pa elektroda) kohezgjatja e nderhyrjes 30 min vendoset direkt ne zemer nepermjet Venes femorale . Suksese !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen