Mjekët nuk arrin të zbulojnë shkaku
e vdekjes së ambasadorit rus në OKB

Mjekët nuk arrin të zbulojnë shkaku<br />e vdekjes së ambasadorit rus në OKB
SHBA-Mjekët ligjorë në New York, të cilët zhvilluan një autopsi mbi ambasadorin rus në OKB, Vitaly Churkin, kanë deklaruar se nuk kanë mundur të përcaktojnë shkakun e vdekjes së ambasadorit.

Ndërkohë, zyra e Mjekësisë Ligjore në New York, ka deklaruar se është e nevojshme kryerja e analizave të tjera të cilat përfshijnë edhe atë toksikologjike, të cilat mund të zgjasin edhe disa javë.

Ambasadori i Rusisë në OKB, humbi jetën një ditë përpara se të mbushte 65 vjeç, ku sipas raportimeve të para, shkaku i vdekjes së tij ishte një atak kardiak.

Kolegët e tij në OKB, e kanë kujtuar Vitaly Churkin, si një avokat shumë të fuqishëm për vendin e tij, por edhe si një diplomat shumë i aftë te i cili mund të gjenin mundësin për kompromis.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri