TIRANË – Koha e konceptimit të fëmijës së Florije Peçit, studentes së aksidentuar, është 24- 26 shtator 2012. Marzhi shkencor i gabimit në këtë përllogaritje është plus minus dy ditë. Kjo është është përgjigja zyrtare, që drejtues të maternitetit “Mbretëresha Geraldina” ,i kanë dhënë Prokurorisë në kuadrin e hetimeve të çështjes së përdhunimit të saj.
I vëllai i Flories, Gazmend Peçi, ka bërë një kallëzim penal në Prokurori me pretendimin se motra e tij është përdhunuar në periudhën e rehabilitimit në spitalin “Gmunderberg Almunster” në Austri rreth shtatorit 2012.
Në kuadër të hetimit, Prokurosisë iu dha ky konkluzion nga specialistët e maternitetit: “Florije Peçi u ekzaminua përgjatë dy ditëve në maternitet me kërkesë të Prokurorisë. Gjatë ekzaminimit nuk u vërejtën shenja dëmtimi apo pasoja të një marrëdhënie seksuale të dhunshme.
Mosha e fetusit është 6 muajsh në kohën kur kryhet ekzaminimi. Sipas përllogaritjes, koha e konceptimit të fëmijës është 24- 26 shtator 2012. Marzhi shkencor i gabimit në këtë përllogaritje është plus minus dy ditë”, është përgjigja që drejtues të maternitetit i kanë dhënë Prokurorisë”.
Studentja Florije Peçi, pas aksidentit që i ndodhi në Himarë, u dërgua në Austri për mjekim të specializuar në periudhën 24 maj - 11 tetor 2012.
Gjatë kësaj kohe, përcaktohet tashmë edhe zyrtarisht, se ndërmjet datave 24-26 shtator 2012, ajo ka mbetur shtatzënë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com