Mjeku i njohur Tritan Kalo dhe Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj janë vlerësuar ditën e sotme me certifikatën e mirënjohjes nga “George. C. Marshall Albania”.
Kalo dhe Kreu i Urgjencës Kombëtare janë vlerësuar për kontributin në rrezikimin e jetës për të shpëtuar jetën e të tjerëve në kohën e pandemisë
Tritan Kalo medaljen ua dedikoi kolegëve.
"Nderi nuk është vetëm për mjekun Tritan Kalo por është për të tërë mjekësinë shqiptare. Këtë medalje ia dedikoj kolegëve, të gjithë shëndetësinë publike e cila merret për kujdesjen e të sëmurëve" -tha Kalo.
Ndërsa kreu i Urgjencës Kombëtare mes emocionesh tregoi sfidat që kaloi kur u infektua.
"Ndihem i privilegjuar. Ne shqiptarët ankohemi më shumë se sa mburremi. Ankohemi që jemi të varfër. Ne kemi burimet njerëzore. Unë u sëmura por të shpëtoj. Zoti na donte që të shpëtojmë të tjerët" - tha Brataj.
Edhe figura të tjera u vlerësuan me çmime nga “George. C. Marshall Albania” për kontributin e tyre.
Kush eshte,çfare, perfaqeson kjo oeganizata qe tha kete çmimin?
PërgjigjuBravo, Bravo, Bravo! Vleresimi moral ne keto dite te veshtira per bluzat e bardha patjeter qe do shoqerohet edhe me vlere monetare nga qeveria( mendimi im). Respekte doktoreve dhe gjithe stafit mjekesor!
PërgjigjuBravo u kujtua dikush te respektoje te pakten moralisht njerezit qe sakrifikojne
Përgjigju