Mjekët: Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizmin tek fëmijët
TIRANË, 25 Prill/ATSH-Z.Tosku/-Vaksina kundër fruthit që bëhet për fëmijët në moshën 1-vjeçare, nuk përbën asnjë rrezik për shfaqjen e autizmit tek fëmijët. Së fundmi ka patur një ngurim nga ana e prinderve lidhur me vaksinen e fruthit, që mund te jete shkaktare e autizmit, ndaj ka prej tyre qe nuk ua bëjnë vaksinën fëmijëve të […]
/ATSH-Z.Tosku/-Vaksina kundër fruthit që bëhet për fëmijët në moshën 1-vjeçare, nuk përbën asnjë rrezik për shfaqjen e autizmit tek fëmijët.
Së fundmi ka patur një ngurim nga ana e prinderve lidhur me vaksinen e fruthit, që mund te jete shkaktare e autizmit, ndaj ka prej tyre qe nuk ua bëjnë vaksinën fëmijëve të tyre.
Por, Drejtoresha e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e hedh poshtë këtë tezë , duke theksuar se vaksina e fruthit është e domosdoshme për shëndetin e fëmijëve. "Shtyrja e vaksinave bën që fëmija të jetë i ekspozuar ndaj sëmundjes. Le ta themi qartë njëherë e mirë se nuk ka lidhje të vaksinës së fruthit me autizmin, kjo frike që i tremb nënat. Janë bërë studime të shumta tashmë që vërtetojnë se nuk ekziston një lidhje e tillë", sqaron Bino.
Veç kësaj, ajo thekson se vaksinat që përdoren janë të sigurta dhe të kontrolluara nga OBSH-ja. "Vaksinat që përdoren në kalendarin kombëtar të vaksinimit janë të sigurta dhe parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Veç kësaj, ajo këshillon të gjithë prindërit që të ndjekin me përpikëri kalendarin kombëtar të vaksinimit, sepse në këtë mënyrë i mbrojnë fëmijët e tyre nga rreziqet e mundshme.
Ndërkaq, në kuadër të javës evropiane të vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë zhvilloi një konferencë për shtyp. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u bëri thirrje institucioneve shëndetësore të ofrojnë kushte dhe mundësi për vaksinimin e të gjithë popullatës. Gjithashtu, kreu i Shëndetësisë u shpreh se vendi ynë ka një mbulim të lartë të vaksinimit. "Vaksinimi është e drejtë themelore e fëmijëve. Institucionet e sistemit të kujdesit shëndetësor kanë detyrimin t'ua ofrojnë dhe të krijojnë kushte që ky shërbim të ofrohet kudo, të jetë i sigurt, pavarësisht kushteve social-ekonomike të familjeve apo vendbanimit. Në vendin tonë kjo mbulesë është mbi 97%, për çdo vaksinë të kalendarit kombëtar, për çdo komunitet, anekënd territorit të vendit", tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ISHP: 34 raste me fruth në Tiranë dhe Durrës, shumica prej tyre fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç
12 Mars, 16:00
-
Shokon OBSH: Më shumë se gjysma e botës do të preket nga sëmundja e fruthit
26 Shkurt, 14:54
-
Berat/ Mjekja thirrje të vaksinohen fëmijët nga fruthi! Prindërit mbeten skeptikë, frikë nga autizmi
9 Shkurt, 15:57
-
Shkodër, shfaqet rasti i parë me sëmundjen e fruthit: Një fëmijë 4 vjeç ishte vaksinuar me një dozë
8 Shkurt, 19:12
-
Fruthi, burime nga ISHP: 13 mijë fëmijë deri në moshën 5 vjeç të pavaksinuar në Tiranë
7 Shkurt, 11:19
-
Frika nga fruthi, prindërit ‘skeptikë’ vaksinojnë fëmijët! Mjekja në Kukës: Këtë javë u rrit interesi për vaksinën
2 Shkurt, 13:00
-
Frikë nga fruthi, prindërit po nxitojnë të vaksinojnë fëmijët! Shifrat u rriten me 50%
31 Janar, 17:30
-
Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Mjeku Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë! Është virusi më ngjitës që njohim, të lodh më tepër se gripi
30 Janar, 19:02
-
Fruthi, 17 raste në vend! ISHP: Në rast nevoje, vaksinim edhe për fëmijët nën 1 vjeç
29 Janar, 15:22
-
Durrës/ 6 fëmijë të një shkolle preken nga fruthi! Burime nga ISHP: Nuk janë të vaksinuar
26 Janar, 12:59
-
Rriten rastet me fruth në Shqipëri, ISHP konfirmon 17 të infektuar
25 Janar, 16:33
-
Fruthi, Brataj: E nevojshme vaksina, përhapet shumë shpejt! Virozat dhe gripi? Drejtohuni te mjeku i familjes
25 Janar, 14:05