TIRANE- Bluzat e bardha që pranojnë të punojnë në zonat e thella, do të shpërblehen, me një pagë mujore “të majmë”. Kjo është politika që ka zgjedhur të ndjekë Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, për të stimuluar mjekët që të shkojnë të punojnë në fshatra. Për mjekët e parësorit fakti nëse punon mjek fshati apo qyteti përbën një diferencë të madhe në pagë. Qoftë edhe sikur të dy mjekët të kenë të njëjtin kualifikim dhe vjetërsi pune. Kjo është bërë për të stimuluar bluzat e bardha që të shkojnë edhe në zonat e thella që herë pas here braktisen nga mjekët.
ISKSH
Elvana Hana, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), shpjegon skemën e re se si do të përfitojnë të 9300 bluzat e bardha të parësorit nga skema e re e rritjes së pagave. “Rritja e pagave është dyfishuar për mjekët dhe infermierët vetëm gjatë viteve të fundit, duke arritur deri në 83 mijë lekë të reja për mjekët e familjes në zonat e thella malore”, - tha drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Më konkretisht: rritja më e lartë është parashikuar për mjekët të cilët mbulojnë zonat qendrore paga e të cilëve, nga 52.835 lekë, bëhet 55.335 lekë. Për mjekët që mbulojnë zonat kodrinore paga rritet nga 63.335 lekë në 65.335 lekë; ndërsa mjeket e zonave malore, paga e të cilëve ishte 81.835, bëhet 83.335 lekë të reja.
“Pra, një mjek në zonën qendrore që mbulon 2000 banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen mbi 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto rreth 55 mijë lekë, ndërsa një mjek në zonat e thella malore që kryen 6 vizita në ditë do të paguhet me pagë mujore rreth 83 mijë lekë”, - ka shpjeguar drejtoresha e ISKSH-së. Edhe pagat e mjekëve specialistë në qendrat shëndetësore do të kenë një rritje me rreth 4%.
Paga mujore bruto e mjekëve specialistë me vjetërsi pune mbi 25 vjet varion nga 53.300 lekë në 56.500 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 300 mjekë specialistë me një efekt financiar deri në fund të vitit 2012, prej rreth 3.5 milionë lekë. Paga e personelit të infermierëve në total ka një rritje rreth 2.2 %. Nga 15 korriku pagat e infermierëve me arsim të mesëm profesional, arrijnë deri ne 35.500 lekë, ndërsa pagat e infermierëve me arsim të lartë janë rritur me 4%, pra nga 38.000 lekë shkojnë në 40.000 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë mbi 6600 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2012, rreth 29.7 milion lekë. Në total për shërbimin parësor, përfitojnë rritje page rreth 9300 punonjës me një efekt financiar 61.6 milion lekë dhe kjo rritje nis që nga data 15 korrik 2012. Deklarata janë bërë gjatë një konference për shtyp nga drejtoresha e ISKSH-së, e cila ka zbardhur tabelën e re të pagave për personelin mjekësor të shërbimit parësor në vend, vendim që u miratuan edhe nga këshilli administrativ i ISKSH-së. “Pagat e mjekëve dhe stimulimi i punës së stafit mjekësor mbetet një prioritet i pandryshuar i Qeverisë, politik e cila reflektohet edhe në këtë rritje pagash që ISKSH miratoi sot për mjekët e familjes dhe të gjithë stafin e qendrave shëndetësore”, - përfundoi Hana. Ndërkohë që herë pas here mungesa e mjekëve por edhe infermierëve në zonat e thella ka qenë një problem që ka shqetësuar dikasterin e bluzave të bardha. Pavarësisht aplikimit të skemës me paga të diferencuara, sërish zonat e thella mbeten problem, pasi edhe mjekët që pranojnë të shkojnë nuk duken për ditë të tëra, duke i lënë zbuluar këto zona të thella të vendit.
(Shkrimi u botua sot ne gazetn Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com