Mjekja Aurora Dollenberg flet nga Gjermania: Shanse të larta që në vjeshtën e këtij viti, beteja me COVID të quhet e fituar

Shanset që njerëzimi ta ketë fituar betejën me COVID deri në vjeshtë të këtij viti janë të larta. Kështu u shpreh mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg. Në një lidhje me "Skype" për "Report TV", mjekja tha se janë vaksinat dhe mjekimet e përdorura ndaj koronavirusit, që po çojnë këtë pandemi drejt fundit.

"Është normale që të kemi një ndjenjë të dëshiruar euforie që e kemi lënë pas pandeminë, por jemi në premisa shumë të larta që në vjeshtën e këtij viti mund të quhet kjo luftë me pandeminë e fituar nga njerëzimi. Kjo sepse jo vetëm vaksina ekziston si arma për ta mposhtur pandeminë, por edhe medikamentet e para që janë speciale për të gjithë ata që e kalojnë COVID me simptoma mesatare apo të rënda", tha Dollenberg.

E ndërsa sezoni turistik po afron, mjekja tha se në verë do të kemi mundësi të udhëtojmë në Ballkan e Europë, në shumicën e vendeve, ku do të hiqet edhe karantina dy-javore. Ndërsa diskutohet që Europianët në qershor të pajisen me certifikatë vaksinimi, Dollenberg u shpreh se do të mund të lëvizin lirshëm edhe ata persona që kanë marrë vaksinën ruse, që është në rrugë të mbarë për t'u njohur nga EMA, e po ashtu edhe ata që janë vaksinuar me vaksinën kineze, e cila u miratua për përdorim urgjent nga OBSH pak ditë më parë.

"Numri i të vaksinuarve po rrite nga dita në ditë. Verën do kemi mundësi të udhëtojmë, në Ballkan, në Europën Jugore, është e thuajse e sigurt për numrin më të madh të vendeve. Vaksina ruse është në rrugën më të mbarë që të njihet nga EMA dhe të marrë patentat e sigurisë. Për vaksinën kineze është akoma një valë skepticizmi në Europë, por tendenca që ka BE dhe Europa, për lëvizjen e qytetarëve dhe që turizmi të jetë i mundshëm, të gjithë janë të predispozuar të shohim një hapje dhe shanset që edhe vaksina kize, ata që e kanë pasaportën, do të mund të lëvizin lirshëm", u shpreh mjekja.

Duke u ndalur te rregullat e reja të vendosura në Gjermani për hyrjen në vend, Dollenberg u shpreh se tashmë, për shqiptarët që dëshirojnë të shkojnë në Gjermani është hequr karantina dhe se mjafton që ata të kenë një test negativ të 48 orëve të fundit të COVID.

"Fakti që Shqipëria është hequr nga lista e vendeve të rrezikut të lartë, tregon se po ecim në drejtimin e duhur. Sipas rregullit të ri për hyrjen në Gjermani, hiqet karantina, mjafton një test negativ i 48 orëve të fundit", theksoi mjekja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dibran: 12/05/2021 18:48

    ...erdhi nga larg dhe keshillon dhe projekton te ardhmen!!!!! Kemi Profesoret tane, qe rralle kush i zevendeson per keshillat e bukura qe japin!!!! .....ke shume pune per te bere ne Gjermani dhe....

    Përgjigju
    • Lavdosh: 12/05/2021 20:46

      Dakort me ju, flasin te gjithe per te mos thene asnje gje. E kane fajin mediat qe e kane gjetur kollaj: kush i sponsorizon e marrin ne interviste dhe e promovojne Thone gjera qe jane kudo, mjafton te kerkosh ne google dhe gjen me informacion se keta neper intervista dhe analistet

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion