Mjekja Onkologe Esmeralda Sera: Sa ndikon gjenetika në sëmundjet malinje dhe çfarë stil jetë duhet të ndjekim

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte mjekja onkologe Esmeralda Sera, e cila foli për sëmundjet tumorale dhe studimet më të fundit.

‘Kemi rritje të numrin të pacientëve me sëmundje tumorale, sikurse ka vdekshmëri të lartë njëjtë me ato të sistemit kardio-vaskular’- tha mjekja në fillim të bisedës, ndërsa shtoi se kultura shëndetësore e qytetarëve është rritur, duke kryer check-up vazhdimisht duke bërë që këto sëmundje të kapen në kohë.

Mjekja tha se nuk është për t’u përjashtuar dhe pjesa e historisë familjare, pra genetika e pacientëve.

‘Është e vërtetuar tashmë që kanceri është një sëmundje e trashëguar dhe genet si baza e trupit tonë janë baza e çdo gjëje” shtoi mjekja në studio, duke theksuar se këto gjene shkaktojnë rritjen e pakontrolluar të tyre, duke shkaktuar probleme, pasi trashëgimia ka rol 5-10%.

‘Nuk trashëgohet sëmundja, por gjenet që kanë këto mutacione ndodhin që tek formimi i embrionit’- tha mjekja në studio.

ADN-ja pëson ndryshime nga faktorët e jashtëm, si pirja e duhanit apo ndotja. Ajo shtoi se testet gjenetike rekomandohen tek familjarët e pacientëve që janë nën 50 vjeç, sikurse kur ka 2-3 gra në familje që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Por cilat janë disa këshilla që mjekja do jepte për të shfaqur kujdes? Së pari kontrollet periodike janë gjithmonë të rëndësishme, duhet të kemi jetë të shëndetshme, pa duhan, me lëvizje fizike, apo ushqimi i shëndetshëm.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja