Mjeku Erion Dasho, për situatën e COVID: Shqipëria e ka kaluar pikun e variantit Omicron, rastet e reja po vijnë në rënie

Vala më e keqe e infektimeve me variantit e COVID, Omicron, ka kaluar në vendin tonë, dhe rastet e reja janë drejt rënies. Kështu tha mjeku Erion Dasho në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, i cili theksoi se në bazë të shifrave të raportuara, ka një ulje të rasteve të reja, ndërsa shtoi se vala e Omicron do të zgjasë me pak se Delta.

‘Për fat të mirë numri i të shtruarve në spital nuk ka kaluar 150, pasi vjet në këtë periudhë kanë qenë 300 të shtruar. Omicron shkakton më pak humbje jete dhe pjesa më e madhe e popullatës në Shqipëri është imunizuar. Numri i vdekjeve është shumë më i ulët me valët paraardhëse. Është një situatë konsistente me atë që konstatohet në mbarë botën. Unë pres një situatë të ngjashme si me Deltën, do të kemi një numër rastesh që nuk do ta kalojë pikun. Ndonëse u arritën disa vlera shumë të larta, sot jemi stabilizuar. Gjykoj se ka një ulje të lehtë, ka një tendencë drejt uljes. Kemi një ulje të numrit të rasteve. Varianti Omicron po kalon në Shqipëri dhe më e keqja e variantit Omicron ka kaluar. Do të shohim gjithmonë e më pak raste në raport me Omicron. Unë jam në favor të skenarit të dytë, vala e Omicron do të zgjasë me pak se Delta. Tendenca e 10 ditëve të fundit flet për një rënie të rasteve. Ne nga 28 janari kemi rënie të numrit të rasteve të reja, Shqipëria ndoshta e ka kaluar pikun e Omicron. Unë jam optimist se kjo tendencë dy javore do të vazhdojë dhe do të çojë në një sheshim dhe një ulje të rasteve të reja të Omicron në Shqipëri.’- tha Dasho.

Mjeku u shpreh se pandemisë duket se po i vjen fundi, dhe se ka një masë të madhe qytetarësh të vaksinuar dhe qytetarë të cilët janë shëruar nga COVID.

‘Pandemisë duket se po i vjen fundi, kemi një masë të madhe qytetarësh të vaksinuar dhe qytetarë të cilët janë shëruar nga COVID.  Në Shqipëri nuk respektohen masat anti-Covid. Ora policore është një masë qesharake dhe nuk ka asnjë efekt. Ndoshta është e vetmja masë që qeveria ka fuqi t’i mbikqyri.’- u shpreh Dasho.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 1,533 raste pozitive me Covid, nga 5,404 testime. Ndërkohë kanë humbur jetën 7 pacientë për shkak të komplikacioneve të sëmundjes, të moshave nga 64-85 vjeç.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi