Mjeku i njohur jep alarmin: Ja 'sëmundja e pestë' që po përhapet, simptomat të ngjashme me fruthin

Mjeku i njohur jep alarmin: Ja 'sëmundja e pestë' që po përhapet, simptomat të ngjashme me fruthin

Foto e publikuar nga mjeku Tritan Kalo

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ndan shpesh në faqen e tij në Facebook, të rejat e fundit nga fusha e shëndetit. Kësaj here, mjeku ka ndarë disa foto të një sëmundjeje të njohur ndryshe si “sëmundja e pestë”, e cila sipas Kalos ka të njëjtat simptoma si Fruthi. Mjeku shton se sëmundja po qarkullon në Shqipëri dhe është pjesë e sëmundjeve që kthehen virale.

Reagimi i plotë:

RIKUJTESË: Ndërkohë me Fruthin, Varicelën, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj …. Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto sëmundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njëjtin mendim me mua, sikundër edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme.
Arsyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtme është më se e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, duhet të kenë njohuri për këtë dukuri të shëndetit tonë publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundje në vendin tonë. Sëmundja e pestë mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit. Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjekësore është një dukuri e përditshme.

Tritan Kalo, mjek pediatër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja