Mjeku Kalo reagon për Teatrin: Mos vallë u zgjidhën të gjithë problemet?! Mos vallë ekonomia e gjunjëzuar mori veten?!

Mjeku Kalo reagon për Teatrin: Mos vallë u zgjidhën të gjithë problemet?! Mos vallë ekonomia e gjunjëzuar mori veten?!

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar duke ngritur disa pikëpyetje të cilat lënë të kuptosh se ky nuk ishte momenti i duhur për diçka të tillë. Sipas Kalos Shqipëria ka ende shumë probleme thelbësore dhe se kjo nuk ishte mënyra e duhur për ditën e fundit të kufizimeve drastike në lidhje me COVID-19.

"Dita e fundit e KUFIZIMEVE thelbësore në kuadër të masave në përballjen me sfidën ndaj Covid-19, POR njëkohësisht edhe dita e fundit e TEATRIT KOMBËTAR….Kemi kaq kohë sa të merremi me urgjencë me shëmbjen e tij???....MOS u zgjidhën vallë ndërkohë problemet e shumta në këtë vend pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019?...MOS vallë NE ndërkohë e hoqëm nga shpina këtë “Flamë të Përbotëshme” të quajtur COVID-19?....MOS vallë ndërkohë ekonomia jonë e gjunjëzuar, është rigjallëruar në atë nivel sa të ripunësoj ata/ato që kanë humbur vëndet e punës, apo të riaktivizojë bizneset e asfiksuara?....

Platoni dikur shprehej se: “Çdo problem ka tre zgjidhje, timen, tënden dhe zgjidhjen e duhur.”….Zgjidhja ime NUKU është marë parasyh….Zgjidhja “tënde” NUKU i pëlqen të gjithve që frymojnë në këtë vend….CILA është ZGJIDHJA e DUHUR?....Është SOVRANI ai që e vendos këtë gjë!!!....TË PRESIM VERDIKTIN E TIJ….Quo vadis Shqipëria ime!!!"-shkruan Kalo në 'facebook'.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën