Mjeku natyropat i prerë: Tërshëra për mushkat, jo për njerëzit! 

Tërshëra nuk duhet ngrënë nga njerëzit”, është kjo deklarata e mjekut natyropat Arben Gjoni për sa i përket përdorimit të këtij produkti i cili së fundmi është vendosur edhe në menunë e çerdheve dhe kopshteve në vend. Sipas mjekut natyropat organizmi i njeriut nuk tret dot tërshërën nga mungesa e një enzime. Tërshëra, u shpreh Gjoni ka shumë vlera, por është ushqim për kafshët si gomari, mushka apo kali

Tërshëra nuk duhet ngrënë nga njerëzit. Është injorancë totale e shërbimit shëndetësor dhe e dietologëve që e kanë bërë , që fëmijët vazhdojnë të hanë tërshërë. Tërshëra është një fibër e cila kërkon një enzimë që të tretet. Atë enzimë trupi ynë nuk e prodhon dhe ndaj nuk e tresim dot , duke e kthyer në një ushqim intolerant për organizmin. Tërshëra ka shumë vlera por organizmi ynë nuk e thith dhe nuk e tret dot . Kali, gomari , mushka kanë dhëmbë shumë të fortë dhe e tresin tërshërën e bëjnë pluhur. Është pështyma e tyre që prodhon një enzimë e cila e shpërbën që në gojë. Pavarësisht se ne e bluajmë dhe e fusim në kos, por nuk i gjejmë dot këto enzima.”

Mjeku natyropat Arben Gjoni i ftuar në studion e emisionit Rreze Dielli në Report TV, foli mbi natyropatinë, disiplinën që praktikon mjekësinë komplementare. Shpesh e ngatërrojnë me mjekësinë popullore, por natyropatia është një disiplinë për të cilën përgatitesh në shkollë. 

“Mjek alternativ quhet një mjek që është diplomuar në mjekësi , por kuron në mënyra alternative. Mjek popullor mund të quajmë një individ i cili nuk ka marrë njohuri në shkollë, por ka marrë nga familja informacione për kura të veçanta, të cilën e çon përpara siç janë shërimi i plagëve. Për të qenë mjek popullor duhet të shkosh te Instituti i Bimëve, për të dhënë një provim që të quhesh mjek popullor. Mjeku natyropat është një individ i përgatitur në shkollë, nuk e ka të trashëguar nga dikush.”

Natyropatia nuk synon shërimin e sëmundjes, por parandalimin e saj. Kjo gjë bëhet nëpërmjet disa hapave të cila natyropati Gjoni i shpjegoi si më poshtë. 

“Në fillim bëhet një analizë nëpërmjet irisit të syrit , pasi në 70-80 % të rasteve problemet tona pasqyrohen edhe në irisin e syrit. Pastaj bëhet një kontroll i përgjithëm i organeve të trupit, një nga një me metodën e kinezologjisë së aplikuar . Me anë të kësaj metode marr informacion të drejtpërdrejtë për gjendjen e organeve. Nuk është një diagnostikim klinik, por një paradiagnostikim nga ana funksionale dhe jo patologjike.”

Mjekët natyropatë këshillojnë që të përkujdesesh për organizmin përpara se të agravojë sëmundja. Përsa i përket tumoreve dhe sëmundjeve të rënda është e vështirë për natyropatinë, por gjithsesi mund të ndihmojë .

“Tumoret janë një degradim shumë i rëndësishëm i organizmit dhe është pak vonë që të merresh me natyropatinë, por mund ndihmon. Kur bëhet kimioterapia dhe seancat e tjera trupi fillon e bie, organet ulin funksionet. Atëherë ne bëjmë një mbështetje të ketyre organeve në mënyrë që ai që bën kimioterapi ta përballojë sa më mirë”.

Kjo fushë është e panjohur në Shqipëri dhe njerëzit nuk janë shumë të informuar, por nëpër botë po i kushtohet gjithnjë e më shumë vëmendje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar