U pushua nga puna, mjeku Ilir Allkja publikon një tjetër rast të shkarkimit të kolegut të tij: Lajmi u bë i ditur pas 2 muajsh! Bindjet partiake duhet të zerohen
Qendra Spitalore Universitare
Mjeku Ilir Allkja bën të ditur se është shkarkuar një tjetër mjek i QSUT-së. Bëhet fjalë për dr. Genc Strugën i cili sipas Allkjas është shkarkuar në nëntor dhe bëhet e ditur në janar.
Ai ka publikuar një dokument sipas të cilit dëshmon shkarkimin e neurologut më 20 nëntor të 2020-ës.
Sipas këtij dokumenti, arsyeja e shkarkimit të dr. Genc Strugës është bërë sepse ka munguar në punë pa njoftuar.
Mjeku Ilir Allkja i bën thirrje qytetarëve dhe kolegëve mjekë që të reagojnë sa më parë ndaj këtyre padrejtësive. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se bindjet partiake duhet të zërohen përballë shkatërrimit të vendit.
Mbi këtë ka reaguar dhe ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se largimi i mjekëve nga puna është një marrëzi nga qeveria.
“Shkarkimi i vazhdueshmëm i mjekëve është presion diktatorial dhe tregon papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie” – shkruan Tavo.
Kujtojmë se vetëm pak ditë, Allkja u shkarkua me arsye se ka shkelur kodin etik të punonjësit prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror.
Në dokumentin e QSUT theksohet se Alljka nuk duhet të bëjë deklarata të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të institucionit dhe sulme kundër administratës dhe se çdo rast të daljes së tij është i detyruar të merrte më parë konfirmimin mbi qëndrimin institucional pranë zyrës së marrëveshjeve me publikun, dhe në asnjë rast të shkelë këtë kod.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT
8 Janar, 12:13
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor 2024, 11:49
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor 2024, 11:20
-
A e mjekoi Berishën mjeku psikiatër Ulvi Vehbiu? Ish-punonjësi: Sa herë kishin probleme me të i thoshin, profesor merru me Salën
12 Dhjetor 2024, 11:41
-
I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)
9 Dhjetor 2024, 21:04
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16