Mjeku neurolog doli në pension
Spitali Lezhë ende pa zëvendësues

Mjeku neurolog doli në pension<br />Spitali Lezhë ende pa zëvendësues
LEZHE - Urgjencat dhe të sëmurët kronikë në Lezhë që kanë nevojën e mjekut neuorolog duhet t’i bëjnë mirë llogaritë pasi këtë shërbim mund ta marrin vetëm dy herë në javë.
 
Mjeku vjen nga Shkodra dy dite ne jave pasi aktualisht mjeku që ka shërbyer në këtë spital ka dalë në pension dhe nuk ka se kush ta zëvendësojë. Problem mbetet edhe mjeku kardiolog pasi nuk përballon dok fluksin ditor të pacientëve.
 
Shqetesimin e pranon edhe Drejtori i Spitalit të Lezhës, Nevruz Bare, i cili pohon së në këtë spital që është ndër më të rëndësishmit në veri të vendit mungojnë disa mjekë specialist.

“Në një formë ose pjesërisht unë e kam zgjidhur nëpërmjet marrjes me kontratë shërbimi të një neurologu tjetër që në një formë apo tjetër ka zgjidhur pjesërisht shërbimn ndaj qytetarëve për konsultat, për vizitat ambulatore. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi nevojë për neurolog apo për kardiolog apo për anastezist. Besoj që gradualisht Ministria e Shëndetësisë po punon pët të na e zgjidhur këtë problem por nuk është aq e lehtë sepse edhe mjek specialist nuk ka shumë”, thotë drejtori i spitalit.

Problematika është ngritur edhe pranë Ministrisë së Shendetësisë, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar