Mjeku që kuroi të plagosurit e tërmetit: Tragjedi që nuk harrohet! Sa herë ka lëkundje na kujtohet 26 nëntori

Isuf Balliu i ka ende të ngulitura historitë njerëzore që kërkonin ndihmë 2 vite më parë.

“Kam pasur një vajzë që në momentin që po e vizitoja ra tërmeti tjetër dhe më erdhi shumë keq për situatën që kaloi. U qetësua. Dëmtimet dominonin. Me panik më pak”, thotë ai.

Mjeku në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës, rrëfen për Report Tv përjetimet e tërmetit të 26 nëntorit.

“Ditët ecin dhe u mbushën 2 vjet. Kujtimi i asaj nate është i njëjtë. Është vështirë të harrohet. Është një gjë që s’e kishim kaluar ndonjëherë. Shumë shpejt erdhën raste nga më të ndryshmet. U bë një rrëmujë, pavarësisht se kërkova që  të përforcohet shërbimi. Kanë ardhur të gjithë çfarë ishte shërbim urgjence. Ato që ishin për Tiranë, i çuam në Tiranë. Është diçka që nuk harrohet. Kryesisht ishin me dëmtim, gjakosur nga rrëzimet. Disa kishin thyerje të gjymtyrëve”, thotë mjeku Isuf Balliu.

E çuditshme, por si shumë shqiptarë të tjerë, çdo lëkundje, sado e vogël, i risjell në kujtesë tragjedinë, dhe frikën nga ndonjë tërmet si ai që askush nuk do donte të përjetontë për së dyti,

“Sot 2 vjet kur dalim në një vend dhe ka tundje kujtojmë tërmetin e 26 nëntorit. Një tërmet që nuk e kisha përjetuar ndonjëherë. Kemi kaluar tërmete sa të duash, por ky ishte një që s’e kishim kaluar ndonjëherë. Ishte një situatë e jashtëzakonshme. Na vjen keq për jetët e humbura” , përfundon ai.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Kërcënuan me thikë dy persona dhe u morën celularët, një në pranga, tjetri në kërkim (EMRAT)

Shijak/ Kërcënuan me thikë dy persona dhe u morën celularët, një në pranga, tjetri në kërkim (EMRAT)