Mjeku Sallabanda kritika Ministrisë së Shëndetësisë: Spitalet s'duhet të ktheheshin në vatra infeksioni, ligj për mbajtjen e maskës me detyrim

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda ka dhënë kritika të forta për Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe Ministrinë e Shëndetësisë duke u renditur sipas tij disa pika se ku po gabojnë dhe se duhet të bëjnë më mirë në mënyrë që situatë të mos përkeqësohet edhe më shumë dhe Shqipëria të mos përballet me një izolim të dytë. Në një lidhje Skype në Report Tv, Sallabanda tha se Komitetit Teknik duhet t'i rikthehet gjobave dhe të vendosë masa administrative për këto institucione apo dhe qytetarët që nuk respektojnë masat anticovid. Sallabanda shprehet se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të kishte lejuar që spitalet të ktheheshin në vatra infeksioni dhe se testi i duhet bërë të gjithë mjekëve për të parë se në cilën situatë ndodhen dhe sa % e tyre janë prekur.

"Komiteti  Teknik i Ekspertëve duhet t'i kthehen me forcë masave administrative për kontrollin e higjienës personale, duhet të vendoset ligj se Shqipëria dhe bota nuk mund të kthehet në një izolim tjetër dhe në këto kushte Komiteti Teknik duhet të vendosë masa administrative për respektimin e masave dhe kritereve pra nuk duhen vetëm rekomandimet por fushatë ndërgjegjësimi dhe masa administrative si në gjithë botën. E dyta duhet të kontrollojë fluksin e të sëmurëve që hyjnë e dalin në qendrat shëndetësore, në mënyrë që spitalet të mos kthehen në vatra infeksioni dhe e treta të testojë të gjithë mjekët për të parë se si është situata aktuale", tha mjeku shqiptar Sallabanda.

Shtimi i rasteve të të infektuarve me COVID-19 në Shqipërisë, për mjekun Sallabanda janë shkak i 4 faktorëve që ndikuan në përkeqësimin e gjendjes në vend me shtim të numrit të të infektuarve dhe viktimave në vend. Ai tha se hapja u bë në mënyrë të pakujdesshme, ku fillimisht maskat duhet të ishin bërë detyrim dhe nuk duhej lejuar në mënyrë absolute që spitalet në vend që të kuronin të ktheheshin në vatra infeksioni. Për Sallabandën ky ishte nje nga gabimet madhore, por dhe grumbullimi i njerëzve dhe testimet e munguara janë gjithashtu arsye që ndikuan negativisht pas hapjes së Shqipërisë.

"Hapja është bërë në mënyrë të pakujdesshme, opinioni publik edhe nuk është ndërgjegjësuar ende se një nga mjetet e domosdoshme për parandalimin e virusit është mbajtja e maskës, distanca fizike dhe higjiena personale. E dyta qendrat shëndetësore duhet të parandalonin që spitalet të mos ktheheshin në qendra infeksioni dhe ky është gabimi dy, e treta duheshin eliminuar takime masive me njerëz dhe nëse duheshin bërë, të paktën të respektohej distanca dhe të mbaheshin maskat. E katërta ishte problemi i testimeve ku duhen marrë masa rigoroze për testimin e të sëmurëve, sidomos atyre që shkonin në spitale, ku kush hyn në spital i sëmurë duhet të bënte testin. Të katër këto faktorët kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes në vend", tha Sallabanda.

Mjeku Sallabanda tha se mbajtja e maskës ndihmon me detyrim ul me 70 % rastet e të infektuarve sipas studimeve shkencore.

'Neve sot kemi vetëm këtë gjë në dorë dhe për aq kohë sa po jetojmë me virusin dhe të gjejmë elementët për ta luftuar atë, një nga masat e domosdoshme është mbajtja e maskës. Nuk di të them do të kemi një valë të dytë apo jo dhe deri në gjetjen e kurës është higjiena personale, distancimi dhe  mbajtja e maskave, nuk kemi gjë tjetër në dorë", u shpreh Sallabanda.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 29/06/2020 09:03

    Gjeja e vetme e duhur ne kete rast eshte te mbahet sa me shume te jete e menduar distanca, dhe te preken hundet, syte dhe goja sa me pak, mundesisht fare. Prandaj dhe duart duhet te lahen sa me shpesh. Sa per masken, eshte e nevojshme vetem kur ti nuk mund te mbash distancen, dhe sidomos ne ambjente te mbyllura. Jashte e shte budallek te mbahet distanca. Se ketej na thone mbani dritaret hapur per ajrosje, dhe pastaj mbani maske pn edhe kur dilni ne rruge.

    Përgjigju
  • Lui: 29/06/2020 08:59

    Me gjithe respektin per doktorin Sallabanda, por te ishte nga nje shtet qe e perballoi mire pandemine, do e merrja ne konsiderate keshillen. Por Spanja u shqua per keqmenaxhimin e pandemise.

    Përgjigju
  • Geri: 29/06/2020 06:38

    Po çfarë populli që jemi në, do shikojmë gjithmonë të tjerët, përdorni o popull injorant logjikën tuaj..

    Përgjigju
  • Tironsi: 28/06/2020 21:57

    Per cilin komitet ekspertesh behet fjale? Per ate qe drejton zevendesministrja Rakacolli??? Rakacolli eshte e para qe nuk mban maske, si edhe ministrja Manastirliu qe e ka me dhjetra foto e video ku ka dale pa maske.

    Përgjigju
    • Njeriu qe qesh: 28/06/2020 22:35

      Ministrja eshte maske e tera ti thua qe smban maske

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër