56 viktima/ Tre humbje jetë në 24 orë! 72 raste të reja me COVID në fasoneri e call center, 77 të shtruar te Infektivi, 38 të shëruar

TIRANE-Vijon që të rëndohet bilanci nga koronavirusi në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima të tjera, dy 70 vjeçarë nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana duke e çuar në total numrin e personave që kanë ndërruar jetë në 56. Tre  personat që ndërruan jetë në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë ishin të konfirmuar me Covid19 dhe me disa sëmundje bashkëshoqëruese

Ndërkohë që vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Por lajmi i keq është se numri i të infektuarve vijon që të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë. Rastet në Tiranë pjesa më e madhe janë transmetime komunitare, ndërsa në rrethe janë në fasoneri, call center, përhapja nga vatra e QSUT-së, ceremoni mortore, event familjar, etj. Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë shprehet se rastet ditore do të vazhdojnë të shfaqen në ndërmarrje biznesi dhe institucione nëse nuk zbatohen rregullat e vendosura. "E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njerëzve tuaj të dashur.

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur. U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit".

COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)
Testime totale                        26292
Raste pozitive                         2402
Raste të shëruara                  1384
Raste Aktive                             963
Humbje jete                             55 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     371
Durrës     181
Shkodër 162
Vlorë     103
Fier         48
Lezhë     33
Korçë     26
Kukës     15
Elbasan  12
Gjirokastër 7
Berat      5

Bilanci në 7 ditët e fundit
E hënë 33 raste, 1 viktimë
E martë 52 raste, 1 viktimë
E mërkurë 67 raste, 2 viktima
E enjte 78 raste, 1 viktimë
E premte 77 raste, 2 viktima
E shtunë 61 raste, 2 viktima
E diel  72 raste, 2 viktima
Në total në javën e fundit, 440 raste dhe 11 viktima

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Vdes nga koronavirusi 70-vjeçari nga Shkodra

Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. Ministria e Shëndetësisë thotë se 70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19. Ndërkohë nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Ora 12:40
2 raste sot në Lezhë, 15 në total! 3 vatra infeksioni nga QSUT, emigranti dhe eventi familjar

Në Lezhë janë 2 raste me COVID në 24 orët e fundit dhe 15 në total në 3 vatra infeksioni. Burimi i infeksionit është QSUT, një emigrant i ardhur nga Italia dhe një tjetër vatër nga një event familjar që kanë pasur në Pukë.

Ora 12:09
Fasoneri, karburant e hipoteka, 9 raste të reja me COVID në Krujë, 113 në total

Me 9 rastet e sotme në rrethin e Krujës janë 113 persona aktivë me covid-19. Të prekurit nuk janë të ndarë me vatra por punonjës të dy fasonerive në qytetin e Krujës, që janë mbyllur, në distributor karburanti, tek hipoteka, si dhe ka shumë shtëpiake e pensionistë. Në këtë numër të prekurish është e pamundur të bëhet gjurmimi i infektimit por janë klasifikuar si infektim komunitar pra shumicës së rasteve nuk i dihet origjina. Të gjithë të prekurit dhe kontaktet e tyre janë të karantinuar nëpër banesa, 2 fasoneritë janë mbyllur puna ndërsa në distributorin e karburantit janë izoluar dy punonjësit e prekur. Hipoteka punon me shërbime të kufizuara, është bërë dezinfektimi i saj dhe po punojnë vetëm personat që nuk kanë pasur kontakt me personin e prekur.

Ora 12:06
8 raste me COVID në Shkodër, një e infektuar në call center

Në Shkodër në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste me COVID, njëra prej të cilave në call center, që bëhet fjalë për një vajzë, e cila punonte nga shtëpia, por pasi kishte shfaqur shenja të sëmundjes bëri tamponin dhe rezultoi pozitive. Gazetari i Report Tv në Shkodër Ergys Kavaja raporton se testi u është bërë edhe disa punonjësve të call center, që rezultuan negativ. Ndërkohë që 7 rastet e tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme në Shkodër.

Ora 11:58
Tre të infektuar në Vlorë, dy raste në fasoneri dhe një punonjëse te shtëpia e foshnjës

Tre raste me COVID janë shënuar në 24 orët e fundit në Vlorë. Report Tv mëson se dy nga raset janë zinxhir infeksioni në një fasoneri dhe një është punonjëse te shtëpia e foshnjës Vlorë (befotrofi), por që ditët e fundit nuk ka qenë në punë.  

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HASANI: 28/06/2020 18:47

    KARANTINA urgjentisht.

    Përgjigju
  • Loran: 28/06/2020 14:16

    Kryeministri ku esht fshehur

    Përgjigju
  • Fatos bilbili: 28/06/2020 13:49

    Te mbyllen te gjitha fasonerite,,,te mos hapen autobuzet,,,e prishet kete vend te bukur,,,ne vend qe te kishim prioritet turizmin dhe punesimin nepermjet turizmit duke ndertuar hotele dhe resorte te bukura ,,ndertuat fasoneri qe po kthehen ne qendra infeksioni,,kush e ka bere kete gabim duhet te mbaje pergjegjesi ligjore,,,turizmi dhe bujqesia-dhe industria e lehte perpunuese -ushqimore duhej te ishin prioritetet tona,,,turp,,te bejme kthese sa me pare dhe te gjitha resurset tona shteterore dhe private ti orientojme drejt turizmit,,,por me plane urbanistike nga arkitekte te zote,,ashtu sic eshte bere italia,greqia,spanja etj,, jo ndertime pa plan,leje bashkie dhe ne brezin e reres....

    Përgjigju
    • Dory: 28/06/2020 17:00

      Ti mire e ke po kush te degjon

  • shakatori: 28/06/2020 11:34

    mbani maska o njerez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja